
Si te votoni
Valmir Bacaj
Valmir Bacaj është magjistër i Ekonomisë dhe sociolog i diplomuar, me përgatitje të lartë profesionale si kontabilist i certifikuar. Me një përvojë të gjerë në sektorin privat si menaxher në kompani të suksesshme, Valmiri ka ndërtuar një profil të fuqishëm si profesionist dhe qytetar aktiv.
Në politikë lokale, Valmir Bacaj ka shërbyer me përkushtim për dy mandate si anëtar i Kuvendit Komunal të Klinës dhe ka mbajtur pozitën e shefit të grupit kuvendar, ku ka kontribuar në vendimmarrje transparente dhe në interes të qytetarëve.
Me përvojën e tij profesionale dhe institucionale, Valmir Bacaj mbetet i përkushtuar për zhvillimin e Klinës

Bazuar në raportet e Institutit GAP, në vitin 2017, Klina kishte vetëm 38.5% transparencë buxhetore në qeverisjen e kaluar.
Në vitin 2024, në qeverisjen Elezaj, transparenca arriti 100%.
Ky është dallimi i një qeverisje që punon me përgjegjësi, duke rritur llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve në menaxhimin e parasë publike.
